Common answers to Challenge Fund Startup & ISO technical issues during the first call

Common answers to Challenge Fund Startup & ISO technical issues during the first call

 

  • Aplikimi bëhet vetëm nëpërmjet një laptopi ose desktopi dhe jo nga pajisje mobile.
  • Përdoruesit duhet të përdorin web browserin Chrome(një version 70.0 ose më të ri) ose Firefox(një version60.0 ose më të ri). Gjithashtu ata duhet të shkojnë në : apply.challengefund.euforinnovation.al dhe më pas të fusin kredencialet e tyre për tu loguar.
  • Në hapin e ngarkimit të dokumentave:Përveç ngarkimit të një dokumenti dhe butonit ngarko, ndodhet dhe një fushë që kërkon emrin e dokumentit. Duhet të vendoset emri i dokumentit si dhe të ngarkohet file përkatës. Web browseri më i përshtatshëm është Chrome ose Firefox.
  • Çdo fushë, kur vendoset mouse mbi të, të jep informacion për fushën. Informacion të tipit sa karaktere është maximumi apo formati i saj.
  • Fushat të cilat kërkojnë shifra, kur shkon tek fusha të specifikohet formati i duhur.Shembull: fushat e çmimit dhe fushat në hapin Financial Data pranojnë numra të plotë por edhe decimalë(me presje fundore). Numër me presje quhet numri i formatit 12.44 dhe JO 12,44. Pra me pikë(.) është formati i duhur. Ky format ilustrohet me shembull dhe në tooltipin e fushës kur vendoset mausi mbi fushë. Nëse në një fushë numri decimal ka 12 shifra, në tooltip udhëzohet sa shifra max të plota mund të ketë dhe sa me presje.Nëse formati nuk respektohet ashtu siç udhëzohet dhe në program, aplikimi nuk do të ruhet me sukses.
  • Forma e aplikimit është bërë për tu plotësuar vetëm një herë. Pra aplikimi nuk mund të ruhet dhe të plotësohet në një moment të dytë. Kjo është arsyeja përse sistemi nuk të lejon të vazhdosh nëse nuk plotësohen fushat përkatëse. Pasi plotësohen të gjitha fushat dhe aplikanti arrin deri në hapin e fundit, ai mund të kthehet nga fillimi të rishikojë apo të ndryshojë cilëndo fushë. Kjo sigurisht pa klikuar SEND. Në momentin që aplikanti klikon SEND aplikimi konsiderohet totalisht i përfunduar.
  • Përdoruesit duhet të klikojnë në checkboxin e Termave dhe kushteve dhe më pas të japin Ok. Vetëm në këtë mënyrë do të jenë pranuar termat dhe kushtet.
  • Fushat text kanë një limit karakteresh, JO fjalësh. Si karakter përfshihet çdo shkronjë, hapësirë, numër, simbol, shenjë pikësimi etj.
  • Në hapin (Additional Data no. 2 section at the online application form) vendosen vetëm çmimet ndërsa përshkrimi i aktiviteteve me specifikisht bëhet në një dokument i cili uplodohet në hapin e dokumentave.